Ata Ufuk Şeker
14 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
BRUKSEL (AA) - Komisioni i BE-së ka nisur një hetim të ri për të përcaktuar nëse pengohet apo jo konkurrenca e drejtë në tregun e reklamave në kërkimet e Google, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky institucion që ka arritur në rezultatin se kompania Google e cila ka 90 për qind të të gjithë kërkimeve të kryera në Europë siguron avantazhe duke nxjerrë përpara shitblerjet dhe reklamat e saj dhe me parashtresat e apeluese të dërguara, ka zyrtarizuar akuzën për shkelje të konkurrencës në këto dy fusha.