Muhammed Enes Çallı
22 Janar 2020•Përditësim: 22 Janar 2020
Klubi gjerman i futbollit Bayern Munich ka huazuar në radhët e veta mbrojtësin spanjoll të krahut të djathtë Alvaro Odriozola nga Real Madrid deri në fund të sezonit 2019-2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pasi kalimit të testeve mjekësore, 24-vjeçari i krahut të djathtë ka nënshkruar kontratën e tij në Saebener Strasse dhe do të fillojë stërvitjen me Bayern-in sot", tha klubi në një deklaratë.
"Pas diskutimeve të brendshme, ne u pajtuam të ndjekim dëshirat e trajnerit Hansi Flick për forcimin e mbrojtjes dhe vendosëm për Alvaro Odriozola-n. Ne jemi të kënaqur për firmosjen dhe falënderojmë Real Madridin për bisedimet miqësore dhe bashkëpunuese", ka thënë kryetari i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
Ndërkaq, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, është shprehur se skuadra është e lumtur që tani ka një mbrojtjës si Odriozola.
"Ne jemi të bindur se Alvaro Odriozola do ta ndihmojë ekipin tonë me cilësitë e tij", ka thënë ai.
Pasi iu bashkua Real Madridit nga skuadra e La Ligës Real Sociedad në vitin 2018, Odriozola ka shënuar dhjetë asistime në 27 ndeshje për Real Madridin.
Ai gjithashtu ka shënuar një gol në katër ndeshje për kombëtaren e tij.