Özüm Yalkın
17 Shkurt 2016•Përditësim: 17 Shkurt 2016
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB Bashar Xhaferi në një deklaratë për gazetarët gjatë daljes nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së është deklaruar në lidhje me balancat dhe aleancat në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhaferi duke iu referuar PYD-së e cila është zgjerimi e organizatës terrorriste PKK në Siri dhe elementit të armatosur të saj YPG-së tha se qeveria amerikane jep mbështetje ndaj një grupi të kurdëve në Siri, dhe se Turqia i ka kërkuar Washingtonit që të heqë dorë nga kjo politikë.
Xhaferi duke vënë në dukje se kjo "mund të jetë konflikt i interesave" ai është shprehur se "ky grup i kurdëve sirianë i cili mbështetet nga qeveria e SHBA-së, në të njëjtën kohë mbështetet edhe nga qeveria e Sirisë".
"Për këtë arsye fitoret e korrura në veri të Sirisë, janë fitore të përbashkëta të cilat i kanë fituar plotësisht populli kurd në Siri dhe ushtria e Sirisë. Gjithkush përfiton nga mbështetja e drejtëpërdrejtë e ushtrisë së Sirisë", tha ai.