Bota

Banjat romake në Bath të Britanisë ofrojnë historinë dhe arkitekturën antike

- Falë restaurimeve të kujdesshme dhe teknologjisë moderne, banjat romake në Bath ofrojnë eksperienca interaktive, përfshirë guida me audio, projektime me dritë dhe video, që i japin jetë historisë së lashtë

Ajdin Aliji  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Banjat romake në Bath të Britanisë ofrojnë historinë dhe arkitekturën antike Foto: Nurettin Boydak / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Banjat romake në Bath të Britanisë së Madhe, që datojnë nga periudha romake, janë ndër vendet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit, raporton Anadolu.

Ndërtesa, e cila tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj, përbëhet nga katër seksione kryesore: burimi i shenjtë, tempulli, zona e banjës dhe muzeu. Më shumë se një milion turistë vizitojnë banjën çdo vit, megjithëse vizitorëve u ndalohet hyrja në ujë për shkak të rreziqeve shëndetësore.

Të ndërtuara në shekullin e parë pas Krishtit gjatë sundimit romak në Britani, këto banja u ndërtuan mbi një burim natyror termal që besohej se kishte fuqi shëruese. Kompleksi nuk shërbente vetëm për pastrim, por edhe si qendër sociale, shpirtërore dhe kulturore për qytetarët romakë të kohës.

Falë restaurimeve të kujdesshme dhe teknologjisë moderne, banjat romake në Bath ofrojnë eksperienca interaktive, përfshirë guida me audio, projektime me dritë dhe video, që i japin jetë historisë së lashtë. Ato janë një nga lokacionet më të vizituara në Britani, duke tërhequr qindra mijëra turistë çdo vit.

Kompleksi i banjave është pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO dhe përfaqëson një nga shembujt më të mirë të inxhinierisë dhe arkitekturës romake në Evropë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın