Mahmoud Mohamed Barakat
11 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Ministria e Shëndetësisë së Bahreinit ka konfirmuar 77 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në 188, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga ministria përmes një deklarate thonë se dje janë kontrolluar 165 shtetas që janë evakuuar nga Irani, prej të cilëve 77 kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Bahreini ndërmori disa masa paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit, përfshirë pezullimin e mësimit dhe ndalimin e udhëtimit në disa vende.
Ministria e Punëve të Jashtme të Bahreinit gjithashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë në vendet ku virusi është përhapur, përfshirë Iranin, Tajlandën, Singaporin, Malajzinë dhe Korenë e Jugut.
Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që atëherë, virusi është përhapur në 110 vende ndërsa OBSH-ja ka shpallur shpërthimin e urgjencës ndërkombëtare shëndetësore.