Ruslan Rehimov
04 Dhjetor 2020•Përditësim: 04 Dhjetor 2020
Azerbajxhani i dorëzoi një notë proteste Francës për shkak të vendimit të djeshëm të Asamblesë Kombëtare franceze për Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, ambasadori francez në Baku, Zacharie Gross, u thirr në ministri dhe iu dorëzua një notë proteste në lidhje me vendimin e Asamblesë Kombëtare për "mbrojtjen e komuniteteve të krishtera të Evropës dhe Lindjes dhe popullit armen".
Zyrtarët e Ministrisë deklaruan se vendimi i Asamblesë Kombëtare franceze ishte kundër Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Aktit Final të Helsinkit, rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-se të vitit 1993 dhe normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, dhe deklaruan se Azerbajxhani kundërshton me forcë këtë vendim.
Ambasadori Gross ka deklaruar se nota e Azerbajxhanit do t’u dërgohet autoriteteve përkatëse në vendin e tij.
Azerbajxhani më parë i kishte dorëzuar notë proteste Francës për vendimin e Senatit të këtij vende, i cili bëri thirrje për të njohur të ashtuquajturën qeveri armene të Malësisë së Karabakut.