Bota

Azerbajxhani rrëzon një dron të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit rrëzoi një mjet ajror pa pilot (dron) të Armenisë e cila shkeli armëpushimin e përkohshëm

Ruslan Rehimov   | 18.10.2020
Azerbajxhani rrëzon një dron të Armenisë

Baku

Ushtria e Azerbajxhanit rrëzoi një mjet ajror pa pilot (dron) të Armenisë e cila shkeli armëpushimin e përkohshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se droni i Armenisë u shkatërrua rreth orës 13:00 sipas kohës lokale nga elementët e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit, derisa po fluturonte në drejtim të rajonit të çliruar nga pushtimi Horadiz.

Azerbajxhani dhe Armenia u dakorduan për ndalimin e përkohshëm të konfliktit me qëllim të punimeve humanitare në Malësinë e Karabakut. Armëpushimi hyri në fuqi duke filluar nga mesnata mbrëmë prej orës 00:00 sipas kohës lokale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın