Bota

Azerbajxhani dhe Irani diskutojnë për marrëdhëniet e sigurisë dhe ato ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, gjenerali Zakir Hasanov është takuar me ministrin iranian të Mbrojtjes, Mohammad Reza Ashtiani

Muhammet Kurşun  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 26.01.2022
Azerbajxhani dhe Irani diskutojnë për marrëdhëniet e sigurisë dhe ato ushtarake

Teheran

Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, gjenerali Zakir Hasanov është takuar me ministrin iranian të Mbrojtjes, Mohammad Reza Ashtiani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria iraniane e Mbrojtjes, Hasanov dhe Ashtiani kanë diskutuar për zhvillimet rajonale si dhe marrëdhëniet e sigurisë dhe ushtarake.

Gjatë takimit Hasanov "falënderoi autoritetet iraniane për mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Azerbajxhanit" dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ministri azerbajxhanas ftoi ministrin iranian të Mbrojtjes, Ashtiani në Baku.

Duke thënë se Irani dhe Azerbajxhani kanë shumë emërues të përbashkët historik dhe kulturor, Ashtiani tha se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të zhvillohen në fusha të ndryshme.

Ministri iranian tha se për ta është e rëndësishme të rrisin dhe thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai theksoi se të dyja vendet kanë potencial për të zhvilluar marrëdhënie në të gjitha fushat për shkak të karakteristikave të tyre gjeopolitike.

Në deklaratë thuhet se vizita e ministrit Hasanov është bërë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın