Bota

Avionët rusë interceptojnë avionë amerikanë mbi Detin e Zi

Nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftojnë se aeroplanët rusë iu afruan bombarduesve amerikanë në një distancë të sigurt dhe i shoqëruan derisa ata u larguan nga kufiri rus

Elena Teslova  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 30.05.2020
Avionët rusë interceptojnë avionë amerikanë mbi Detin e Zi

Moskë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se avionët luftarakë rusë Su-27 dhe Su-30 sot interceptuan dy bombardues supersonic amerikanë В-1В Lancer mbi ujërat neutrale të Detit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aeroplanët rusë iu afruan bombarduesve amerikanë në një distancë të sigurt dhe i shoqëruan derisa ata u larguan nga kufiri rus, thuhet në kumtesën e ministrisë, duke shtuar se shërbimet e paralajmërimit të forcave të armatosura ruse më pas ndoqën fluturimin e aeroplanëve amerikanë në radarë derisa ata u larguan në një distancë të konsiderueshme.

"Fluturimet e avionëve luftarakë rusë u kryen në mënyrë rigoroze në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore. Pas përfundimit të detyrës, avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Rusisë u kthyen të sigurt në sferën vendase ajrore", thuhet gjithashtu në kumtesë.

Më herët, komandot e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë publikoi një kumtesë në lidhje me një fluturim me rreze të gjatë të dy avionëve Lancers B1-B mbi Evropë dhe rajonin e Detit të Zi, por nuk përmendi ndonjë takim me avionët rusë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın