Ekip
03 Shtator 2020•Përditësim: 04 Shtator 2020
Aviokompania saudite të mërkurën vendosi shtatë kushte për udhëtarët midis Arabisë Saudite dhe 25 vendeve për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendet janë: Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Bahreini, Egjipti, Libani, Maroku, Tunizia, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, Franca, Austria, Turqia, Greqia, Bangladeshi, Filipinet, Malajzia, Afrika e Jugut, Sudani, Etiopia, Kenia, Nigeria dhe Indonezia.
Në një deklaratë, transportuesi nacional i vendit tha se të gjithë mysafirët duhet të plotësojnë dhe nënshkruajnë një formular angazhimi për kërkesat shëndetësore dhe ta paraqesin atë më vonë në qendrën e vëzhgimit shëndetësor të aeroportit pas mbërritjes.
Të gjithë pasagjerët do t'i nënshtrohen vetëkarantinës në shtëpi për një periudhë prej shtatë ditësh, tre ditë për praktikuesit shëndetësorë.
Personat gjatë vizitës së tyre në këtë vend do të duhet të instalojnë një aplikacion saudit për gjurmimin e kontakteve.
Vizitorët do të duhet të regjistrohen për të siguruar vlerësimin e përditshëm shëndetësor gjatë qëndrimit të tyre dhe do të duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpi, në përputhje me kërkesat e autoriteteve shëndetësore.