Ekip
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Autokolona e parë e cila transporton të plagosurit që ndodheshin në rajonin nën rrethimin e ushtrisë së regjimit dhe të milicëve shiit nën komandën e Iranit në Siri ka mbërritur në zonën e regjimit jashtë rrethimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga gazetarët e AA-së në rajonin nën rrethim mësohet se autobusët që transportojnë mbi 200 të plagosur nga të cilët më shumë 50 janë në gjendje të rëndë kanë kaluar nga pika e kontrollit të regjimit në lagjen Ramuse.
Në këtë mënyrë autokolona e parë që del nga rajoni nën rrethim ka mbërritur në rajonin e regjimit ku janë duke pritur autobusët me ngjyrë të gjelbër.
Pasi të plagosurit të hipin në autobusët pritet që autokolona të kryejë një rrugë prej 4 kilometrash në territorin nën kontrollin e regjimit, Dhe më pas palnifikohet që autokolona të kalojë në pjesën rurale perëndimore të Halepit aty ku ndodhen opozitarët që nga aty të mbërrijë në qytetin Idlib.

Evakuimi i parë ishte sabotuar
Milicët shiit nën komandën e Iranit rreth orës 11.00 patën sulmuar me snaiperë autokolonën e cila priste në pikën e kontrollit të regjimit për të dalë nga rrethimi, ku si pasojë humbën jetën 4 civilë.
Pas këtij sulmi autokolona ishte kthyer mbrapsht. Forcat nën komandën e Iranit edhe ditën e djeshme patën nisur një sulm të gjerë kundër opozitarëve gjatë kohës kur autoritetet turke dhe ruse po përpiqeshin për vendosjen në zbatim të armëpushimit. Me futjen në veprim të Rusisë sulmi u parandalua në masë të madhe por provokimet e forcave të Iranit vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se afërsisht 7 mijë milicë shiit të strukturave të Hezbollahut, Brigadës afgane Fatimiyun, Brigadës së Lëvizjes Irakiane Nuxheba dhe të Brigadës Bekir që morën pjesë në sulmet në lindje të Halepit ndodhen nën komandën e gjeneralit iranian Sejid Xhevad.