Bota

Australian Open, Sharapova mposht mbrojtësen e titullit Wozniacki

Kampionja e dikurshme botërore e tenisit pati një paraqitje të mrekullueshme dhe pas një ballafaqimi sfidues prej 2 orë e 26 minuta shënoi fitore me 2:1

Dejan Maksimoviç  | 18.01.2019 - Përdıtësım : 19.01.2019
Australian Open, Sharapova mposht mbrojtësen e titullit Wozniacki ( Recep Şakar - Anadolu Agency )

Melbourne

MELBOURNE (AA) - Tenistja ruse Maria Sharapova në xhiron e tretë të Australian Open mposhti mbrojtësen e titullit daneze Caroline Wozniacki, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kampionja e dikurshme botërore e tenisit pati një paraqitje të mrekullueshme dhe pas një ballafaqimi sfidues prej 2 orë e 26 minuta shënoi fitore me 2:1, me sete 6:4, 4:6, 6:3. Ky është një triumf i madh për tenisten ruse 31-vjeçare, e cila në Grand Slamin e parë u radhit si e 30-ta.

Sharapova në karrierën e saj ka fituar pesë turne Grand Slam, një nga këto ishte në vitin 2008 në Australi. Por që nga viti 2015 në Melburn më së shumti ka arritur deri në çerekfinale.

Kundërshtarja e Sharapova në të tetën e finales do të jetë tenistja vendore dhe e 15-ta në radhitjen botërore Ashleigh Barty.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.