Burak Bir
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 20 Dhjetor 2019
Australia të mërkurën regjistroi ditën e saj më të nxehtë me temperaturat deri në 41.9 gradë celsius, bëri të ditur Byroja e Meteorologjisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Më herët, zyrtarët e motit të martën e shpallën si ditën më të nxehtë me 40.9 gradë celsius.
Vendi po lufton gjithashtu me zjarre shkatërruese.
"Australia është një vend ekstremesh dhe vendet e nxehta janë duke u bërë edhe më ekstreme", tha për AA Glen Klatovsky, nënkryetari i Lëvizjes globale të klimës "350 Australia".
"Ekzistojnë faktorë të shumtë në këtë valë të të nxehtit nga Dipoli i Oqeanit Indian dhe Indeksi i Lëkundjeve Jugore dhe të tjera", tha ai, duke shtuar se ndryshimi i klimës i zmadhon këta faktorë.
Duke adresuar shqetësimet në rritje për refugjatët si pasojë e klimës, ai tha se ka dhjetra qytete në vend ku uji po mbaron dhe qeveria po shqyrton evakuimin.
"Australia është duke u përballur me atë se çfarë do të thotë ngrohja për një gradë", tha Klatovsky.