Recep Şakar
20 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
MELBOURNE (AA) – Australia pezullon operacionet ajrore në Siri pas tensioneve mes SHBA-ve dhe Rusisë, me rrëzimin e aeroplanit sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Australisë thuhet se operacionet ajrore janë pezulluar përkohësisht, me qëllim të marrjes së masave.
Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se pezullimi i operacioneve vlen vetëm për Sirinë dhe se këtu nuk përfshihen operacionet në Irak.
Duke vënë në dukje se gjendja në hapësirën ajrore të Sirisë po ndiqet nga afër, Ministria e Mbrojtjes së Australisë konfirmon se operacionet ajrore në këtë vend do të fillojnë përsëri “kur të vijë koha”.
Forcat Ajrore të Mbretërisë Australiane, nëpërmjet operacioneve ushtarake, po mbështesin luftën kundër organizatave terroriste në Siri dhe Irak të forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aeroplanët luftarakë të SHBA-ve dje kishin rrëzuar një avion luftarak të tipit SU-22 të regjimit sirian, pasi ky i fundit sulmoi Forcat Demokratike të Sirisë të kryesuara nga PYD/PKK në jug të qytetit Tabka. Si pasojë e kësaj dje Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte deklaruar ndërprerjen e bashkëpunimit me Uashingtonin në kuadër të marrëveshjes së arritur për sigurinë ajrore në Siri.