Zeynep Tüfekçi
20 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
DOHA (AA) - Unioni Botëror i Dijetarëve Musliman ka dënuar sulmin terrorist në afërsi të xhamisë në Finsbury Park në kryeqytetin britanik, Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Unionit të publikuar me nënshkrim të sekretarit të përgjithshëm Ali Karadagi, është shprehur alarmim lidhur me "valën e urrejtjes kundër Islamit" që është përhapur në SHBA dhe Evropë, duke bërë thirrje për një qëndrim të vendosur kundër incidenteve terroriste.
"Këto akte terroriste janë në kundërshtim me mësimet e të gjitha feve hyjnore dhe me normat shoqërore", thuhet në deklaratë, ndërsa theksohet se pjesa më e viktimizuar nga terrori janë pikërisht muslimanët, si në botën islame, ashtu edhe në vendet e tjera.
Ndryshe, sulmi në Londër ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur një person përplasi me veturë muslimanët që po dilnin nga namazi i teravisë në xhaminë në FinsburyPark, ku si pasojë një person humbi jetën, kurse dhjetë të tjerë u lënduan.