Şeyma Uzundere
12 Korrik 2022•Përditësim: 12 Korrik 2022
Ministrja e Jashtme e Australisë u bëri thirrje vendeve të Paqësorit që të trajtojnë së bashku sfidat globale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, e cila mori pjesë në Forumin e Ishujve të Paqësorit të mbajtur në kryeqytetin e Fixhit, Suva, theksoi se vendet e rajonit duhet të luftojnë së bashku me probleme të tilla si rivaliteti SHBA-Kinë, COVID-19 dhe kriza klimatike.
Nga ana tjetër, Wong tha se, "dyert po mbahen të hapura" për Kiribatin i cili u largua nga Forumi i Ishujve të Paqësorit.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi tërheqjen e Kiribatit nga forumi i 18 shteteve si "zhgënjyes".
Ishulli i Kiribatit ka njoftuar se po tërhiqet nga Forumi i Ishujve të Paqësorit. Ky vendim i Kiribatit shihet nga vendet e Forumit si shenjë e rritjes së ndikimit të Kinës në rajon.
Forumi, i cili u mbajt për herë të fundit në Tuvalu në vitin 2019, u shty për shkak të pandemisë së COVID-19. Me forumin, liderët e Paqësorit patën mundësinë të takoheshin ballë për ballë për herë të parë pas gati 3 vitesh.