Recep Şakar
11 Nëntor 2018•Përditësim: 12 Nëntor 2018
MELBOURNE (AA) – Një sërfist në hapësirën detare të plazhit Pyramids në Dawesville, Australi, është lënduar gjatë sulmit të një peshkaqeni, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat australiane lajmërojnë se sërfisti 20 vjeçar u lëndua në këmbë.
Peshkaqeni e sulmoi teksa sërfonte, ndërsa i riu arriti të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë. Ai më pas me helikopter u transferua në spitalin Royal Perth, ku iu dha ndihma mjekësore, ndërsa ai nuk është në rrezik jete.
Në hapësirën detare të plazhit në fjalë nga viti 2014 kanë ndodhur tre sulme të peshkaqenëve, ndërsa banorët lokalë nga organet kompetente kërkojnë masa që do të rrisin sigurinë.
Plazhi është mbyllur për një kohë të pacaktuar.