Bota

Australi, gjenden dhjetëra koala të ngordhura

Siç thekson BBC, pemët eukalipt, një habitat i rëndësishëm i koalëve, u prenë në Victoria në një plantacion, ndërsa vetëm disa pemë janë lënë të paprekura

Emel Gözellik  | 03.02.2020 - Përdıtësım : 04.02.2020
Australi, gjenden dhjetëra koala të ngordhura Foto: AA/Arhiv

Londër

Dhjetëra koala janë gjetur të ngordhura ose të plagosura në Australi pasi buldozerët shkatërruan shumë pemë eukaliptë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thekson BBC, pemët eukalipt, një habitat i rëndësishëm i koalëve, u prenë në Victoria në një plantacion, ndërsa vetëm disa pemë janë lënë të paprekura.

Pas incidentit, autoritetet australiane filluan një hetim për të gjetur autorët.

Zyrtarët lokalë theksuan se disa kafshë kishin ngordhur nga uria në disa pemë të mbetura dhe të tjerët ishin vranë nga një buldozer.

Lily D'Ambrosio, ministre e Mjedisit në Victoria, tha se ky është një rast shumë i pafat, duke paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që shkaktuan ngordhjen e koaleve.

Grupi Animals of Australia ka njoftuar se ekipet janë dërguar në vendin e ngjarjes për të shpëtuar sa më shumë nga këto kafshë të çmuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın