Vesna Besiç
18 Shkurt 2018•Përditësim: 19 Shkurt 2018
MELBOURNE (AA) – Në Melbourne të Australisë mbrëmë filloi festivali i gjashtë “White Night" gjatë të cilit shumë vende në qytet u ndriçuan me ngjyra të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i madh i qytetarëve morën pjesë në festivalin i cili filloi mbrëmë dhe zgjati deri në agim me program të pasur zbavitës – artistik.
Dritat mund të shiheshin në vende të ndryshme të qytetit. Për shkak të festivalit, në qytet u mbyllën edhe rrugët kryesore, ndërsa parqet u mbushën me qytetarë të cilët argëtoheshin me muzikë, vallëzim dhe shfaqje.