Atmosferë para Vitit të Ri në New York
Shumë qendra tregtare, rrugë dhe dritare dyqanesh janë dekoruar me zbukurime të ndryshme

New York
NEW YORK (AA) – New Yorku në SHBA është i gatshëm për festat e fundvitit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë qendra tregtare, rrugë dhe dritare dyqanesh janë dekoruar me zbukurime të ndryshme.
Qytetarë dhe turistë të entuziazmuar bëjnë fotografi me Babagjyshin, ndërsa në parkun Bryant të Manhattan është bërë edhe një patinazh, të cilit fëmijët iu gëzuan më së shumti.
Krahas rrëshqitjes qytetarët kishin mundësi të shijonin edhe pemën e madhe të Krishtlindjeve.