Mehmet Nuri Uçar
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite rrëzuan dy dronë të lëshuara nga rebelët shiit Huthi në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia saudite e lajmeve SPA njoftoi se zëdhënësi i forcave të koalicionit Turki el-Maliki ka thënë se janë shkatërruar dy dronë që Huthit i lëshuan nga Jemeni në qytetin Hamis Mushayt në jug të Arabisë Saudite.
Maliki tha se objektiv i dronëve ishin vendbanimet civile dhe se në këtë mënyrë Huthit vazhdojnë të shkelin të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Jemeni është përfshirë në konflikt dhe dhunë që nga viti 2014 kur Huthit që mbështeten nga Irani pushtuan një pjesë të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.
Konflikti eskaloi kur Arabia Saduite dhe aleatët e saj sauditë filluan të kryejnë sulme ajrore kundër Huthive në Jemen, duke mbështetur autoritetet pro-saudite.
Dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë në konflikt vitet e fundit. OKB-ja bëri të ditur se 14 milionë njerëz po përballen me urinë.