Hacer Başer
23 tetor 2016•Përditësim: 23 tetor 2016
RIJAD (AA) - Koalicioni Ndërkombëtarë i kryesuar nga Arabia Saudite ka deklaruar se grupi Husi dhe mbështetësit e ish Presidentit Ali Abdullah Salih kanë shkelur 897 herë armëpushimin i cili hyri në fuqi më 19 tetor, ora 23:59, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar në agjencinë e lajmeve SPA thuhet se Husitë dhe mbështetësit e tyre kanë shkelur 205 herë armëpushimin në kufirin më Arabinë Saudite dhe 692 herë në brendësi të Jemenit.