Ekip
01 Mars 2017•Përditësim: 01 Mars 2017
ACEH (AA) – Anija e braktisur në vendin Punge Blang Cut në Indonezi, ka mbi 12 vjet që dëshmon heshturazi për njërën nga katastrofat më të mëdha natyrore e cila goditi vendin në vitin 2004, si pasojë të një cunami që e shkaktoi një tërmet në Oqeanin Indian, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija PLTD Apungm, dikur një gjenerator lundrues për energji elektrike, tani ndodhet në provincën Ache rreth pesë kilometra nga bregu, prej ku e ka sjellë cunami i 26 dhjetorit të vitit 2004.
Bëhet fjalë për mjetin lundrues të rëndë 2.600 ton që sot përkujton fatkeqësinë në të cilën kanë humbur jetën së paku 230.000 njerëz.
Edhe varka për peshkim e cila ndodhet në kulmin e një shtëpie në fshatin Lamulo, gjithashtu në provincën Ache, është një tjetër tregues i katastrofës. Varka akoma ndodhet mbi shtëpinë e cila ndodhet disa kilometra larg nga uji.