Anija e dytë e marinës britanike arrin në Gjirin Persik
"HMS Duncan do të mbështesë kalimin e sigurt të anijeve që lundrojnë nën flamurin britanik në Ngushticën e Hormuzit", thonë nga Ministria britanike e Mbrojtjes
Ankara
Anija e dytë e marinës britanike ka arritur në Gjirin Persik për të shoqëruar anijet komerciale përgjatë Ngushticës së Hormuzit pasi një tanker britanik i naftës u konfiskua na Teherani javën e kaluar, kanë njoftuar nga Ministria britanike e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një kumtese, nga ministria thonë se anija HMS Duncan i është bashkuar anijes HMS Montrose "për të mbështetur kalimin e sigurt të anijeve që lundrojnë nën flamurin britanik në Ngushticën e Hormuzit".
"Shkatërruesi i Tipit 45, HMS Duncan, do të punojë me Fregatën e Tipit 23 HMS Montrose derisa ajo të tërhiqet nga detyra në fund të gushtit, duke siguruar gatishmëri të vazhdueshme të anijeve për të shoqëruar anijet tregtare", thuhet në kumtesë.
Londra të enjten ka njoftuar se Marina Mbretërore do të shoqërojë anijet britanike në rrugën strategjike detare nëpër të cilën kalon pjesa më e madhe e hidrokarburanteve të rajonit drejt Azisë Lindore.
Qeveria paraprakisht kishte kërkuar nga të gjithë tankerët dhe anijet tjera britanike që të shmangin kalimin nëpër ngushticë për një "periudhë të përkohshme".
Britania e Madhe ka denoncuar konfiskimin e tankerit të naftës nga ana e Iranit si një "akt armiqësor", për të cilin pretendon se ka ndodhur në ujërat e Omanit.
Më herët gjatë muajit, Marina Mbretërore në Gjibraltar ndaloi tankerin iranian të naftës që ishte nisur për në Siri, pas çka Teherani u kanos me masa hakmarrëse.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
