Bota, Koronavirusi

Angela Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

"Jam e lumtur që kam marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot. Faleminderit të gjithëve që marrin pjesë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithëve që janë vaksinuar. Vaksinimi është çelësi i tejkalimit të pandemisë", shkroi Merkel pas vaksinimit

Cüneyt Karadağ   | 16.04.2021
Angela Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert në Twitter, i cili shpërndau gjithashtu një foto të certifikatës së vaksinimit së kancelares Merkel.

"Jam e lumtur që kam marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot. Faleminderit të gjithëve që marrin pjesë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithëve që janë vaksinuar. Vaksinimi është çelësi i tejkalimit të pandemisë", shkroi Merkel pas vaksinimit.

Dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e pranoi gjithashtu edhe ministri i Financave Olaf Scholz.

Në Gjermani, që nga 27 dhjetori 2020, kur filloi imunizimi masiv, më shumë se 15,4 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe 5,4 milionë njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın