Mahmoud Mohamed Barakat
12 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Ministria e Shëndetësisë në Algjeri sot konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi i ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pesë raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri janë regjistruar dhe njëri nga personat e infektuar ka vdekur", tha Ministria, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 24.
Sipas ministrisë, shumica e personave të prekur me Covid-19 i përkasin një familjeje të vetme që u infektua nga një i afërm nga Franca që i vizitoi ata muajin e kaluar në provincën Blida.
Më 25 shkurt, Algjeria njoftoi rastin e parë të koronavirusit të një qytetari italian i cili më vonë u dërgua përsëri në vendin e origjinës.
Numri global i vdekjeve nga virusi ka tejkaluar shifrën prej 4.600 me mbi 124.500 raste të konfirmuara, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e shpalli koronavirusin pandemi globale.