Ekip
19 mars 2020•Përditësim: 19 mars 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Algjeri ka arritur në tetë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria po ashtu konfirmoi 10 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 82.
Ministria tha se 32 raste janë rikuperuar deri më tani.