Bota

Algjeri, rritet në 65 numri i të vdekurve nga zjarret pyjore

Numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret në vend është rritur në 65, prej të cilëve 28 ushtarë dhe 37 civilë

Enes Canlı  | 11.08.2021 - Përdıtësım : 12.08.2021
Algjeri, rritet në 65 numri i të vdekurve nga zjarret pyjore

Ankara

Numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret e shumta të pyjeve në Algjeri është rritur në 65, prej të cilëve 28 ushtarë dhe 37 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Algjeria është skenë e zjarreve të shumta pyjore pas erës të fortë dhe valës së motit të nxehtë ekstrem që ka mbërritur në vend nga jugu ditët e fundit. Sipas lajmit të televizionit shtetëror algjerian, numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret në vend është rritur në 65, prej të cilëve 28 ushtarë dhe 37 civilë.

Në mesin e rajoneve të prekura më shumë nga zjarret janë zona Tizi Vizu, e cila ndodhet 100 kilometër në lindje të kryeqytetit Algjer.

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare algjeriane ASP, zjarret pyjore janë të pranishme në 71 pika të ndryshme në 18 rajone. Po ashtu sipas lajmit lufta me zjarret vazhdon në 22 pika në Tizi Vizu, në 13 pika në Tarif dhe Bejaia rreth bregdetit verilindor, si dhe në 11 pika në rajonin Jijel.

Bëhet e ditur se ekipet zjarrfikëse kanë vështirësi të ndërhyjnë ndaj zjarreve pyjore në rajonet ku jetojnë kryesisht popullata Amazigh (Berberis) dhe në zonat malore ku transporti është i vështirë. Gjithashtu në operacionet kundër zjarreve marrin pjesë edhe pjesëtarët e ushtrisë së Algjerisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın