Ekip
16 Prill 2019•Përditësim: 16 Prill 2019
Kreu i Këshillit Kushtetues të Algjerisë, Tayeb Belaiz njoftoi dorëheqjen e tij mes protestave të vazhdueshme që kërkojnë largimin e të gjithë zyrtarëve qeveritarë të lidhur me ish-presidentin Abdelaziz Bouteflika, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Algjerisë, në një njoftim Këshilli Kushtetues tha se “Belaiz ka paraqitur dorëheqjen e tij tek kreu i shtetit, Abdelkader Bensalah”.
82-vjeçari Bouteflika, i cili kishte qeverisur Algjerinë që nga viti 1999 dha dorëheqje në fillim të këtij muaji pas disa javë protesta popullore kundër qeverisjes së tij.
Kreu i Parlamentit, Abdelkader Bensalah, aktualisht ushtron postin e kreut të shtetit për një “periudhë kalimtare” 90-ditore që do të mbikëqyret nga ushtria algjeriane.
Të premten e kaluar, qindra mijëra njerëz protestuan në të gjithë Algjerinë për të kërkuar largimin e të gjithë zyrtarëve qeveritarë të lidhur me regjimin e ish-presidentit Bouteflika, duke përfshirë kreun e Këshillit Kushtetues, Belaiz.
Protestat e së premtes pasuan tre ditë pasi Bensalah u betua si president i përkohshëm, duke u zotuar se do të mbajë zgjedhje të lira dhe transparente para përfundimit të fazës kalimtare.