Kenan Irtak,Hatice Şenses Kurukız
26 Shkurt 2018•Përditësim: 26 Shkurt 2018
STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, udhëtoi për në Algjeri, stacionin e parë në mesin e katër shteteve afrikane të cilat do t’i vizitojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas Algjerisë, në kuadër të turneut pesëditor Erdoğan do të vizitojë edhe Mauritaninë, Senegalin dhe Malin.
Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Kulturës dhe Turizmit Numan Kurtulmuş, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë Ahmet Eşref Fakibaba, ministri i Doganave dhe të Tregtisë Bülent Tüfenkci dhe nga disa deputetë të Kuvendit të Turqisë.