Politikë, Bota

Algjeri, gjykata dënon me burg vëllain e ish-presidentit Bouteflika

Radioja shtetërore njoftoi se gjykata gjithashtu burgosi ish-ministrin e Drejtësisë, Tayeb Louh, me gjashtë vjet burg dhe biznesmenin Ali Haddad me dy vjet për të njëjtën çështje

Abderrazak Boulkemh   | 13.10.2021
Algjeri, gjykata dënon me burg vëllain e ish-presidentit Bouteflika

Algjer

Një gjykatë në Algjeri ka dënuar vëllain e ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika me dy vjet burg për "pengim të drejtësisë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Radioja shtetërore njoftoi se gjykata gjithashtu burgosi ish-ministrin e Drejtësisë, Tayeb Louh, me gjashtë vjet burg dhe biznesmenin Ali Haddad me dy vjet për të njëjtën çështje.

Aktgjykimet akoma mund të apelohen në një gjykatë më të lartë.

Prokurorët kanë kërkuar dënim me shtatë vjet burg për Said Bouteflika nën akuzat për shpërdorim detyre, nxitje të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, pengim të drejtësisë dhe shpërfillje të gjykatës.

64-vjeçari Said Bouteflika, vëllai më i vogël i ish-presidentit algjerian, u arrestua në maj të vitit 2019 nën akuzat për minimin e autoritetit të ushtrisë dhe komplot kundër shtetit. Ai u lirua nga akuzat në fillim të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın