Furkan Naci Top
14 Shtator 2016•Përditësim: 14 Shtator 2016
ATHINË (AA) - Presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Aleksandar Çeferin, u zgjodh president i ri i UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Kongresin e UEFA-s që u mbajt në Athinë të Greqisë, Çeferin mori mbështetjen e 42 Federatave kombëtare nga gjithsej 55 anëtare të UEFA-s.
Ndërsa garuesi tjetër Presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës, Michael Van Praag siguroi 13 vota.
Çeferin në fjalimin e shkurtër pas votimit, shprehu falënderimet e tij për të gjithë mbështetësit. Ai theksoi se zgjedhja e tij si president ka një kuptim të rëndësishëm për të. "Familja ime dhe Sllovenia 'e vogël dhe e bukur' krenohen", tha ai.