Atila Altuntaş
18 Dhjetor 2018•Përditësim: 18 Dhjetor 2018
STOCKHOLM (AA) - Brenda një pakos së dyshimtë në një rrugë në qytetin Göteborg të Suedisë, është gjetur lëndë shpërthyese, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale mësohet se janë marrë masa të sigurisë për shkak të një pakoje të dyshimtë e cila është gjetur në lagjen "Johanneberg" në qendër të qytetit.
Ndërkohë bëhet e ditur se ekipet e ekspertëve për deponimin e bombave kanë neutralizuar pakon.
Thomas Fuxborg, nga drejtoria e policisë në Göteborg tha se brenda pakos është gjetur lëndë shpërthyese dhe se në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim.