Alban Agushi
09 tetor 2025•Përditësim: 09 tetor 2025
Vullkani Marapi, i vendosur në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë, është riaktivizuar përsëri dhe gjatë shpërthimit ka lëshuar hi në qiell, raporton Anadolu.
Që nga shpërthimi i parë më 3 dhjetor 2023, vullkani ka shpërthyer më shumë se 450 herë, ndërkohë banorëve u është ndaluar hyrja ose angazhimi në ndonjë aktivitet brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga qendra e shpërthimit.
Në pamjet e filmuara me dron shihen momentet kur vullkani Marapi është duke lëshuar hi në qiell.