Bota

Aktivistët e "Greenpeace" shpalosin banderolë në Madrid: "Jo luftës"

Aktivistët në Madrid protestuan kundër sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Şenhan Bolelli  | 10.03.2026 - Përdıtësım : 10.03.2026
Aktivistët e "Greenpeace" shpalosin banderolë në Madrid: "Jo luftës" Foto: Burak Akbulut / AA

Madrid

Grupi ndërkombëtar mjedisor "Greenpeace" shfaqi sot një banderolë të madhe me mbishkrimin "Jo luftës" në qendër të kryeqytetit të Spanjës, Madrid, transmeton Anadolu.

Aktivistët e "Greenpeace" mbajtën protestë kundër sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Në një deklaratë, grupi theksoi se luftërat "nuk janë kurrë zgjidhje" dhe bëri thirrje për paqe, ndërsa dënoi "përshkallëzimin serioz ushtarak" në Lindjen e Mesme.

Grupi shtoi se që nga fillimi i sulmeve kundër Iranit, bombardimet dhe sulmet me raketa kanë shkaktuar mijëra vdekje, lëndime dhe zhvendosje civile, duke goditur shkolla, spitale, shtëpi dhe infrastrukturë civile.

Slogani "Jo luftës" është më domethënës sot se kurrë, tha grupi.

Banderola u hoq nga autoritetet spanjolle rreth katër orë pasi u vendos.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın