Aksidentohet autobusi në Indonezi, 16 të vdekur dhe 18 të plagosur
Autobusi i pasagjerëve u përmbys pasi goditi ndarësen e rrugës në provincën Java Qendrore
Stamboll
Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident me autobus sot në provincën Java Qendrore të Indonezisë, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.
Sipas zyrtarëve, autobusi i pasagjerëve humbi kontrollin pasi goditi ndarësen e rrugës dhe u përmbys. Autobusi, që mbante 34 pasagjerë, po udhëtonte nga kryeqyteti Xhakarta për në qytetin Yogyakarta, raportoi Kompas TV.
Pasagjerët e plagosur u dërguan menjëherë në spitalet më të afërta.
Shkaku i aksidentit thuhet të jetë tejkalimi i shpejtësisë.
