Adam Abu-bashal
29 Tetor 2020•Përditësim: 29 Tetor 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur mbi 1 milion e 759 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 12.056 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.759.578 ndërsa numri i viktimave me 230 vdekje të reja arrin në 42.202.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.111, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.234 dhe në Marok 3.506 vdekje.
Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 719.714 raste, Maroku me 207.718 dhe Egjipti me 106.030.
Deri më tani, 1.436.462 persona të infektuar janë shëruar.