Gökhan Kavak
29 Prill 2021•Përditësim: 29 Prill 2021
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në rreth 4 milionë e 573 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.572.934.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.096.615 ndërsa numri i viktimave në 121.466.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Nigeri.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.
Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorësh deri më tani janë kryer mbi 15 milionë doza të vaksinës.