Tufan Aktaş
30 Shtator 2021•Përditësim: 01 Tetor 2021
Në Afrikë ka shkuar mbi 210 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë është rritur në 8.349.827.
Në kontinent numri i vdekjeve ka arritur në 210.606, ndërsa numri i të shëruarve në 7.639.422.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, pasur nga Maroku, Tunizia, Etiopia dhe Libia.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.
Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 185 milionë doza të vaksinës, ndërsa janë administruar rreth 147 milionë doza.