Bota, Koronavirusi

Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë 980 mijë

Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 9.759 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 982.219 numrin e rasteve, ndërsa me 472 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 21.143

Adam Abu-bashal  | 05.08.2020 - Përdıtësım : 06.08.2020
Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë 980 mijë

Abuja

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 982.219 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 9.759 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 982.219 numrin e rasteve, ndërsa me 472 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 21.143.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 8.884, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 4.912 dhe në Algjeri 1.248 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 521.318 raste, Egjipti me 94.752 dhe Nigeria me 44.433 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 655.407.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın