Adam Abu-bashal
10 dhjetor 2020•Përditësim: 10 dhjetor 2020
Në kontinentin e Afrikës ka arritur në mbi 2 milionë e 320 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 19.930 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.320.174, ndërsa numri i viktimave me 352 vdekje të reja arrin në 54.963.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.574, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.832 dhe në Marok 6.427 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 828.598 raste e cila pasohet nga Maroku me 388.184 dhe Egjipti me 119.702 raste.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.977.391 persona të infektuar.