Bota, Koronavirusi

Afrikë, 10.673 raste të reja me COVID-19

Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 10.673 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 972.061 numrin e rasteve, ndërsa me 311 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 20.661

Adam Abu-bashal  | 04.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
Afrikë, 10.673 raste të reja me COVID-19

Abuja

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 972.061 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 10.673 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 972.061 numrin e rasteve, ndërsa me 311 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 20.661.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 8.539, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 4.888 dhe në Algjeri 1.329 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 516.485 raste, Egjipti me 94.640 dhe Nigeria me 44.129 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 632.853.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın