Sayed Khodaberdi Sadat
03 Gusht 2016•Përditësim: 03 Gusht 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në operacionin e forcave afgane të sigurisë në provincën Badakhshan në veri të vendit u vranë të paktën 27 militantë talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Badakhshan-it, Ahmad Navid Furuten në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se në operacionin e ndërmarrë në qarkun Ragistan janë vrarë 27 militantë ndërsa 32 të tjerë janë plagosur.