Sayed Khodaberdi Sadat
20 janar 2016•Përditësim: 20 janar 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) - Në përleshjet mes militantëve talebanë dhe forcave afgane të sigurisë në qarkun Gormaç të provincës Faryab në veri të Afganistanit, janë vrarë 14 militantë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komandës së Korpusit Fajkua të 209-të, Muhammed Reza Rezai në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se përleshja ka nisur pasi që militantët hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë në rajonin Kuncak të cilët ishin duke shkuar nga Maymana në Gormaç.
Rezai i cili theksoi se në përleshjet të cilat vazhduan me orë janë vrarë 14 militantë, dhe se ndër të vdekurit ka edhe dy komandantë të rëndësishëm të organizatës.
Zëdhënësi Rezai theksoi se gjatë përleshjeve janë plagosur 12 militantë dhe një pjesëtar i forcave të sigurisë, ndërsa janë deaktivizuar dy bomba të cilat ishin gati për të shpërthyer.