Sayed Khodaberdi Sadat
05 mars 2017•Përditësim: 06 mars 2017
KABUL (AA) – Në një shpërthim me bombë të vendosur në automjetin e tij, është vrarë shefi i drejtorisë policore në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në qarkun Almar të krahinës Faryab Abdul, Kerim Yurish, deklaroi për AA se shefi i policisë, Muhammed Nasim Faryabi ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në automjetin e tij, ku bomba ishte aktivizuar me telekomandë në kohën kur po kthehej në shtëpi.
Nga shpërthimi në fjalë është plagosur rëndë njëri nga truprojat e tij.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë lëvizja militante e talebanëve.