Dzihat Aliju
18 Nëntor 2024•Përditësim: 19 Nëntor 2024
Adhuruesit e filmit epik "Star Wars" janë bërë bashkë në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko, raporton Anadolu.
Dhjetëra persona të veshur me kostume të "Star Wars" kanë bërë xhiro nëpër rrugët e kryeqytetit meksikan.
Adhuruesit e serisë së filmave "Star Wars" kanë marrë pjesë në Konventën e 6-të të "Star Wars".
Filmi ka krijuar bazë të madhe fansash në të gjithë botën që nga publikimi i parë 45 vjet më parë me personazhet e tij që kanë hyrë në historinë e kinemasë botërore dhe kulturës popullore si dhe anëtarët e "Star Wars Legion 99".