Bota

Abe kërkon samit me Phenianin dhe distancohet nga Seuli

Abe përsëriti se Seuli duhet të tërheq kërkesat për kompensim nga Japonia për periudhën e luftës përtej asaj që i është paguar sipas Traktatit të Paqes

Ekip   | 04.10.2019
Abe kërkon samit me Phenianin dhe distancohet nga Seuli

Tokio

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe tha se dëshiron të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, përkundër faktit se ai vazhdon me testimet e raketave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në të njëjtën kohë, Abe i dha një "dush të ftohtë" Koresë së Jugut në mesin e tensioneve lidhur me periudhën e luftës.

Në një fjalim rreth politikave sot gjatë hapjes së seancës parlamentare, Abe tha se do të shfrytëzojë çdo mundësi për të takuar Kim-in.

Koreja e Veriut ka vazhduar me testet raketore në prag të bisedimeve të denuklearizimit me SHBA-të këtë fundjavë. Testi i fundit të mërkurën rezultoi me një raketë e cila ra brenda zonës eksluzive ekonomike të Japonisë.

Abe përsëriti se Seuli duhet të tërheq kërkesat për kompensim nga Japonia për periudhën e luftës përtej asaj që i është paguar sipas Traktatit të Paqes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın