Bota

Kinë, gjenden rezerva të gazit natyror prej 115.3 miliardë metra kub

"Hulumtimet e bëra në këtë rajon kanë qenë të suksesshme, dhe tashmë nga muaji i ardhshëm pritet fillimi i prodhimit të rregullt të gazit natyror"

Fuat Kabakcı  | 04.10.2019 - Përdıtësım : 06.10.2019
Kinë, gjenden rezerva të gazit natyror prej 115.3 miliardë metra kub

Pekin

Rezerva të gazit natyror prej 115.3 miliardë metra kub janë zbuluar në krahinën autonome të Kinës, Xinjiang, ku jeton minoriteti turk i Ujgurëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua bëri të ditur se kompania kineze PetroChina në jug të Xinjiang ka gjetur rezerva të gazit natyror prej 115.3 miliardë metra kub.

Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i kompanisë Tien Cun deklaroi se hulumtimet e bëra në këtë rajon kanë qenë të suksesshme, dhe tashmë nga muaji i ardhshëm pritet fillimi i prodhimit të rregullt të gazit natyror.

Ndryshe Kina është shpenzuesi më i madh botëror i energjisë. Rajoni Ujgur në veriperëndim të Kinës, përveç naftës dhe gazit natyror, është e pasur edhe me ar, platin, argjend, uranium, qymyr dhe burime të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın