Haydar Hadi
16 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
BAGDAD (AA) – Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka deklaruar se janë shumë afër çlirimit të Mosulit nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Abadi në Bagdad u takua me një grup të politikanëve dhe gazetarëve, ku në lidhje me operacionin e pritur për çlirimin e Mosulit, tha se "çlirimi i Mosulit është shumë afër dhe se armiku (DEASH) e pret befasia."
Ai rikujtoi se në të njëjtën kohë janë duke u udhëhequr luftime në vijën e frontit në Kirkuk, Ramadi dhe Mosul.
"Ne mbanim parullën se viti 2016 do të jetë viti i çlirimit. Ne thamë se DEASH nuk ka vend në Irak dhe këtë jemi duke e realizuar. Suksesi më i madh i kësaj qeverie është çlirimi i territoreve dhe qyteteve. Kemi paralajmëruar pjesëtarët e forcave të sigurisë që të marrin masat shtesë për të mbrojtur civilët", tha Abadi.