Suhib Mohammad Nemed Abed,Zeynep Hilal Karyağdı
17 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Anadolu Agency (AA) ka xhiruar dëmet që janë shkaktuar nga sulmi me raketë në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.
Sulmi i mbrëmshëm ndaj vendbanimeve në Tripoli shkaktoi dëme në ndërtesat, shumica e të cilave ishin civile.
Anadolu Agency (AA) ka xhiruar dëmet që janë shkaktuar nga sulmi me raketë në kryeqytetin e Libisë, Tripoli. Sulmi i mbrëmshëm ndaj vendbanimeve në Tripoli shkaktoi dëme në ndërtesat, shumica e të cilave ishin civile. Gjashtë persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën nga sulmi me raketë në disa pika të kryeqytetit libian. ( Hazem Turkia - Anadolu Agency )
Gjashtë persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën nga sulmi me raketë në disa pika të kryeqytetit libian.
Sipas teleivizonit Ahar në Libi, Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe forcat e gjeneralit Khalifa Haftar shkëmbyen akuza të ndërsjella për sulmin.
Më 5 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi një operacion ushtarak për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.
Operacioni filloi para "konferencës së dialogut kombëtar" që do të mbahej në Libi nën mbikëqyrjen e OKB-së më 14-16 prill.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 174 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve që vazhdojnë prej 12 ditësh, kurse 756 janë plagosur.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.